14 Gusht, 2021

Një grua akuzon bashkëshortin e Nicki Minaj për përdhunim dhe reperen për… Ja çfarë zbuloi ajo në gjykatë pas 20 vitesh


Një grua thotë se burri i reperes, Nicki Minaj, e përdhunoi kur të dy ishin adoleshentë, rreth 20 vjet më pare. Për më tepër, ajo pretendon se çifti në atë kohë e ka ngacmuar dhe është përpjekur ta frikësojë që ajo të tërhiqej.

nicki minaj (1)

Jennifer Hough thotë në padinë e saj të gjykatës federale në Bruklin se u përdhunua nga burri i Minaj, Kenneth Petty, në 1994-ën, kur e takoi atë gjatë kohës që priste autobusin e shkollës në Xhamajka, shkruan “Page Six”.

Petty thuhet se iu afrua asaj në stacionin e autobusit, pastaj nxorri një thikë, e mbajti atë në shpinë dhe e çoi në një shtëpi aty pranë, ku e përdhunoi, sipas padisë.

Pas përdhunimit të supozuar, ai qëndroi para një pasqyre duke thënë: “Unë jam burri. Unë jam burri,” thuhet në padi.

nicki minaj (3)

Petty u arrestua në atë kohë dhe dhërbeu më shumë se katër vjet pas hekurave me akuzën e tentativës së përdhunimit.

Hough thotë në padinë e saj se ajo vuajti ankth mendor për vite me radhë pas sulmit dhe më pas u shënjestrua nga Minaj kur Petty u arrestua në vitin 2020.

Minaj thirri Hough në telefon dhe ofroi ta “ndihmonte”, duke thënë se ajo mund ta dërgonte atë dhe familjen e saj në Kaliforni, por ata refuzuan, sipas padisë.

nicki minaj (2)

Pastaj Hough dhe anëtarëve të familjes së saj thuhet se iu ofruan në mënyrë të përsëritur ryshfet deri në 500,000 dollarë nga Minaj dhe bashkëpunëtorët e saj për ta tërhequr atë qafe, thuhet në padi.

Hough po kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar për ngacmimin e pretenduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al