8 Prill, 2019

Një film-dokumentar për Beyonce, publikohet traileri i parë (VIDEO)


Shumë shpejt do të publikohet në “Netflix” një film-dokumentar për këngëtaren me famë botërore, Beyonce.

“Homecoming: A film by Beyonce” do të publikohet më 17 prill dhe fansat e këngëtares po e presin me padurim.

Bëhet e ditur se ky film përfshin momentet më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e Beyonce-s. Fansat do të kenë mundësi që të shohin pamjet spektakolare të koncerteve dhe turit të saj me bashkëshortin, Jay Z.

Por në këtë film-dokumentar do të ketë gjithashtu edhe momentet e bukura familjare me Blue dhe binjakët Rumi dhe Sir.

Tashmë traileri i filmit për këngëtaren e famshme është publikuar dhe fansat po presin videon e plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al