15 Shtator, 2018

Një fëmijë në familjen mbretërore? Princ Harry rri më shumë me Meghan pasi…


Që pas dasmës në familjen mbretërore, kanë qenë të shumta rastet kur është aluduar se Meghan Markle është në pritje të ëmbël dhe se ky fakt është mbajtur sekret me fanatizëm.

Lidhur me këtë, një burim për “HollywoodLife” është shprehur se Meghan dhe Princ Harry po e shijojnë këtë periudhë dhe se po përpiqen që të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

“Harry po kalon më shumë kohë me bashkëshorten e tij. Meghan dhe Harry po shijojnë jetën seksuale në çdo moment të ditës”, ka shtuar burimi i afërt me çiftin për “HollywoodLife”.

Gjithashtu bëhet e ditur se 37-vjeçarja është përqendruar totalishte te përpjekjet për t’u bërë nënë. Madje ajo tashmë ka shkarkuar një program në celularin e saj, i cili e ndihmon të kuptojë se cilat janë ditët më të përshtatshme për të ngelur shtatzënë.

“Meghan ka një aplikacion në telefonin e saj për ditët më të mira në të cilat mund të mbetet shtatzënë dhe gjatë atyre ditëve, edhe Harry rri më shumë me të”, ka vijuar burimi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al