19 Gusht, 2021

Një dasmë madhështore në horizont, Paris Hilton zbulon sesa fustane do të ndërrojë në këtë ditë të veçantë


Paris Hilton do të martohet së shpejti me të fejuarin e saj, Carter Reum, në një ceremoni madhështore që është planifikuar deri në detajet më të vogla.

paris hilton

Ajo zbuloi gjatë një interviste në “The Tonight Shoë” se nuk do të veshë vetëm një apo dy fustane, por plot dhjetë fustane në këtë ditë të veçantë, sipas “Page Six”.

I dua ndryshimet në veshje,”- tha Paris, teksa zbuloi edhe se kamerat do të lejohen të filmojnë brenda ceremonisë së saj të martesës në mënyrë që e gjithë bota të shohë se e ka gjetur “fundin e bukur si në përralla”.

patis hilton (4)

Ajo shtoi se i fejuari i saj nuk do t’i kushtonte aq shumë rëndësi veshjes sepse, sipas Hilton, ai nuk e mirëmban veten aq shumë sa ajo.

Hilton rrëfeu se procesi i planifikimit të dasmës së saj gjigante, megjithëse ka qenë mjaft stresues, ia ka vlejtur, sepse do të jetë diçka mjaft e veçantë.

patis hilton (3)

Do të jetë diçka e veçantë, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra interesante”,- rrëfeu ajo.

Në shkurt të këtij viti, Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetorin e lindjes: propozimin e veçantë për martesë. Carter Reum, i propozoi asaj gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat.

patis hilton (2) patis hilton (5) patis hilton (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al