21 Prill, 2022

Nis sezoni i 5-të i “Red Table Talk”, çfarë tha Jada Pinkett për shuplakën e Will Smith në Oscars


Emisioni i njohur që transmetohet në Facebook Watch me Jada Pinkett Smith, vajzën e saj Willow Smith dhe nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, ka nisur sezonin e 5-të.

Traileri i ri paralajmëroi për shumë të ftuar të famshëm që do ulen në tryezën e kuqe, përfshirë Janelle Monáe, e cila do të jetë në premierën e sezonit, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock në Oscars 2022.

Por, seriali në Facebook iu referua shkurtimisht edhe shuplakës së shumëkomentuar në Oscars, ku bashkëshorti i Jadda-s, Will Smith gjuajti me shuplakë komedianin Chris Rock.

“Duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit, familja Smith ka qenë e fokusuar në shërimin e thellë,” lexohej në fillim të episodit. “Disa nga zbulimet rreth shërimit tonë do të ndahen në tavolinë kur të vijë koha. Deri atëherë, tryeza do të vazhdojë t’u ofrohet dëshmive të fuqishme, frymëzuese dhe shëruese si ajo e të ftuarit tonë të parë tepër mbresëlënës.”

Sezoni i ri i “Red Table Talk” vjen pas momentit famëkeq në ‘Oscars’ kur Will Smith goditi Chris Rock pas një shakaje për alopecinë e Pinkett Smith. Smith i ka kërkuar falje Rock-ut dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia. Kjo e fundit vendosi që Smith të përjashtohet për 10 vjet pas incidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al