7 Qershor, 2021

Ngjajnë kaq shumë! Pas një viti, publikohet fotoja e vajzës së Mc Kreshës


Ka kaluar një vit që kur Mc Kresha përjetoi për herë të parë ndjesinë e mrekullueshme, siç është ajo e të bërit baba.

mc kresha 5

E bija e këngëtarit dhe e bashkëshortes së tij, Erzina, ka mbushur një vjeç.

mc kresha (1)

Pas ardhjes në jetë të Izës, çifti qëndruan edhe disa muaj në Kanada, aty ku Erzina ka jetuar prej vitesh para se të zhvendosej në Kosovë.

mc kresha

Fundjavën që lamë pas, familja e këngëtarit ka udhëtuar drejt bregdetit për të festuar pikërisht një vjetorin e lindjes së Izës.

mc kresha (7)

Burime për “Prive” bëjnë me dije se të pranishëm në festë kanë qenë një rreth i ngushtë familjarësh dhe miqsh.

mc kresha (3)

Këngëtari dhe Erzina u martuan në 2019-ën në një ceremoni sekrete dhe janë munduar që ta mbajnë jetën e tyre personale larg mediave.

mc kresha (5)

Ndërkohë Mc Kresha ka paralajmëruar se me krijimin e familjes do fillojë edhe shkëputjen gradualisht nga muzika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al