24 Shkurt, 2018

Ngelet pa fjalë Arian Çani në mes të emisionit, Noizy vjen papritur dhe…(video)


Reperi Noizy është shfaqur papritur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Ai shkoi për t’i shprehur mbështetjen mikut të tij Florian Marku, kampioni i botës në kick-box. Kampioni Florian Marku është i ftuari i parë në “Zonë e Lirë”, i cili foli për suksesin e tij dhe rrugëtimin e jetës.

Arjan Çani: “Ti e di që unë ju them shpesh njerëzve gjithmonë “mos i besoni ekranit është një gënjeshtër, të gjithë bëjnë sikur”. Sepse ekrani nuk është për t’u marrë seriozisht, merreni pak si art, dhe njerëzit kujtojnë se unë bëj shaka. Në fakt është e vërtetë. Por kësaj radhe Noizy unë duhet të pranoj që është komplet një surprizë se nuk e dija që do vije”.

Ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera kur është shfaqur papritur në ndeshjet e Florian Markut në Austri, kësaj radhe Noziy e ka surprizuar mikun e tij në studion e Çanit.

Noizy: “Gjëja kryesore është të kemi një publicitet të mirë, profesional dhe qëllimi ynë kryesor është që Floriani të hyjë në UFC. Por është një luftë, nuk është e lehtë”. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al