1 Shtator, 2023

Ngatërroi orën e lindjes! Dua Lipa e zhgënjyer me ashendentin e saj në horoskop. Ja cili është ai


Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa është një ndër vajzat më aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale.

Së fundmi përmes një postimi në Instagram artistja iu ka treguar fansave të saj se ka ngatërruar orën e lindjes dhe me këtë rast ajo është Luani në horoskop me ashendent Binjakët dhe jo Peshoren.

Dje mësova që në të vërtetë kam ashendente Binjak…dikush të ma shpjegojë. Kam ditur orën e gabuar të lindjes gjithë këtë kohë dhe në fakt kam ashendente Binjak.”– ka shkruar Dua.

Kujtojmë që këngëtarja ka lindur më 22 gusht 1995, ç’ka e bën atë Luan në horoskop, ndërsa ajo është shumë e dhënë pas astrologjisë pasi shpeshherë e ka përmendur faktin që është Luan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al