6 Qershor, 2019

Ngacmoi Melania-n në sy të Trump, vajza e 93-vjeçarit tregon veprimin që ai bëri ndaj Mbretëreshës (Foto+Video)


Veterani Thomas Cuthbert, i cili ‘ngacmoi” dje Zonjën e Parë të SHBA, Melania, përpara presidentit Donald Trump, duket se nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe Mbretëreshën.

“Ajo është e bukur, apo jo?”, u shpreh 93-vjeçari drejtuar Melania-s, duke i thënë më pas presidentit amerikan: “Po të mos ishte për ju dhe nëse di isha veç 20 vjet më i ri”.

Vajza e tij, Carol Monk, tha se babai i saj nuk ka qenë gjithmonë kështu, por pas vdekjes së të shoqes, e cila ishte dashuria e jetës së tij, ai shfrytëzon çdo mundësi për një flirt.

“Përpara se të takoheshim me Mbretëreshën unë i thash atij të tregohej i kujdesshëm dhe i respektueshëm dhe të mos e prekte atë. Por ai jo vetëm që e preku, por i dha edhe një shtytje të lehtë”, ka treguar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al