3 Shtator, 2019

Nga zyra e re luksoze deri në skenë, Marina Vjollca mban pezull fansat për emisionin e saj


Moderatorja Marina Vjollca vijon që të mbajë pezull fansat, përsa i përket emisionit të saj të ri, i cili pritet që të nisë transmetimin shumë shpejt në “Tv Klan”.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar në “Instagram” një video të spotit të emisionit, ku në fakt nuk jep asnjë detaj se si do të titullohet apo edhe se kur do të shfaqet në ekran.

Por ajo që ra në sy nga video e shkurtër është paraqitja e moderatores, e cila duket si një shefe në detyrë në zyrën e saj luksoze në televizionin “Klan”. Ajo më pas shfaqet në një skenë të madhe që mban inicialin e emrit të saj M, pas krahëve.

Me sa dinim para kësaj videoje, emisioni i Marinës do të titullohej “Klanifornia Show” dhe moderatorja do t’i bashkohej kastit të aktorëve të “Duplex”.

Por nga ky spotnuk kuptohet nëse ka lidhje me këtë format apo bëhet fjalë për diçka tjetër. Na mbetet vetëm të presim se çfarë surprize ka rezervuar Marina për publikun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al