25 Nëntor, 2022

Nga tradhtia, femra më seksi e Për’Puthen e deri tek “BBV 2”, Fation Kuqari i zbulon të gjitha


Fation Kuqari ish konkurrent i  Përputhen, ka qenë i  ftuar në Top Arena.

Ai ka rrëfyer pak nga jeta e tij personale. A ka tradhtuar Fationi? “Kam tradhtuar, nuk di a jam tradhtuar apo jo. Besoj që nuk mund ta quaj gabim ose faj por që ndodhi, s’kam çfarë ti bëj tani”, tha Fationi.

Mirëpo tashmë po përflitet se ai do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2″. Si qëndron e vërteta? “E kam parë dhe unë por që mbetet për t’u parë. Të shohim”, tha ai duke shtuar dyshimet se edhe mund të jetë pjesë e spektaklit të njohur.

Po femra më seksi e Për’Puthen sipas tij? “Ana Kauri”, u përgjigj shkurt ai. Fationi shpesh kujtohet për bëmat dhe shprehjet e tij, të cilat nuk mungojnë në asnjë intervistë.

Më herët, gjatë një interviste, Fationi u pyet nëse mund të lidhesh me ishin e një shoku apo të një shoqeje dhe Fationi ishte kategorik në këtë temë. “Unë jam shumë kundra kësaj, nëse e ke të njohur është tjetër gjë, sepse mund të njihesh me të gjithë edhe mund të ndodhi.

Po të kesh dikë shok, që e konsideron tamam të tillë e të lidhesh me dikë që minimalisht mund të kenë ndarë edhe shtëpinë me atë shokun, nuk jam dakord. Më duket shumë absurde. Imagjino ti mund të kesh dalë me atë femër si e dashura e shokut dhe ti gjithmonë e ke parë me atë syrin që është e pamundur. Më duket shumë gjë e ulët.”,- u shpreh ai.

Sezonin që kaloi i “Për’Puthen” një ndër konkurrentet më të komentuara të saj ka qenë Efi.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante. Ajo u pyet nëse ka kontaktuar së fundmi me Fation Kuqarin.

Në një lidhje me Fation Kuqarin? Efi zbulon mesazhin e fundit mes tyre (FOTO LAJM) - Albeu.com

Por si u përgjigj ajo? Ajo tha për Fationin se “s’kam ndonjë mesazh, një gjë pune, s’ka lidhje fare…”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al