21 Maj, 2022

Nga problemet me partnerin, fëmijëria e saj deri tek marrëdhënia me vajzën, Rudina Hajdari rrëfehet si kurrë më parë


Nuk ndodh shpesh që personalitete të politikës ti shikojmë në një aspekt tjetër, jashtë petkut të profesionit të tyre.

Janë të rralla intervistat e tyre jashtë studiove politike. Mirëpo kur ndodhin të gjithë jemi kurioz të dimë diçka më tepër rreth jetës së tyre personale. E ftuar në “Glamour Zone” në RTV Ora, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka rrëfyer detaje të rëndësishme nga jeta e saj private.

Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin.

“E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- është përgjigjur Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.

Të qenurit një femër politikane shpeshherë, nuk kapërdihet lehtë nga partnerët përkatës dhe shkakton probleme në një marrëdhënie. Dhe ish-deputetja duke ushtruar një profesion të tillë, nuk i ka shpëtuar pyetjes së moderatores, nëse karriera e saj ka qenë një pengesë në jetë e saj private.

“Ka qenë një problem. Nga ana tjetër ka qenë edhe një vlerësim nga bashkëshorti që unë kam ndjekur rrugën që unë kam dashur dhe më ka mbshtetur në këtë aspekt,”– është shprehur Rudina.

Ish-Deputetja e Partisë Demokratike përpos marrëdhënies së saj me bashkëshortin, është ndalur edhe në disa momente nga fëmijëria e saj. Ajo ka rrëfyer se ka qenë një fëmijë shumë i lëvizur, aq sa edhe babai i saj, Azem Hajdari shpeshherë e kritikonte.

“Më kritikonte për shembull se lëvizja shumë, isha shumë e mbrapshtë. Kam qenë shumë aktive e vogël,”-ka treguar Hajdari.

Hajdari është ndalur edhe tek jeta e saj në Amerikë, në periudhën kur ishte adoleshente. Ajo rrëfeu se periudha e gjimnzit për të atje ka qenë një eksperiencë jo e mirë, madje tregon se do dëshironte që vajza e saj Sihana ta bënte gjimnazin në Shqipëri.

“Andej gjimnazi për mua ka qenë një eksperiencë mediokër. Në Amerikë është shumë i theksuar bullizmi gjatë kësaj periudhe,”-tregon ish-deputetja.

Ndërkohë Rudina Hajdari përvec një grua në karrierë është edhe një nënë. Ajo është ndalur tek marrëdhënia e saj me vajzën ku ka treguar se është një nënë e rreptë.

“Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen,”-përfundon ish-deputetja.

Ndërsa si çdo grua në karrierë edhe pengu i Rudinës është fakti që nuk kalon kohë aq sa duhet me Sihanën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al