18 Qershor, 2022

Nga pjesëmarrja e tij në “Big Brother Vip” tek një natë me Diona Fonën, Andi Artani rrëfehet si rrallëherë


Andi Artani është një nga ish-konkurentët më të dalluar të sezonit të dytë të Përputhen.

Që pas daljes së tij nga programi i dashurisë, Artani ka qenë i rezervuar me intervistat. Së fundmi ai është prononcuar për mikrofonin e rubrikës “Kë zgjedh” në emisioni “Mirage”.

Andi ka tërhequr vëmendje që në daljen e tij të parë për spontanitetin që e karakterizon. Edhe në këtë intervistë ishte shumë i qartë në zgjedhjet dhe pëlqimet e tij.

I pyetur se kë zgjedh mes Tea Trifonit dhe Shqipe Hysenaj dy “armiket” e përbetuara të Përputhen Andi nuk heziton të thotë Shqipen. “Shqipen nuk e ndrroj,”-shprehet Artani.

Edhe pse ka qenë pjesë e emisionit të dashurisë i cili drejtohej nga Bora Zemani, Andi duket se “nuk i ka punët mirë” me moderatoren pasi ajo kalon në plan të dytë kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis saj dhe Beatrix Ramosaj.

Të kam falur”/ Bora Zemani takohet me Beatrix Ramosajn? Publikohet videoja  që po i 'çmend' të gjithë - Gossip

“Beatrix do të thoja. Një farë simpatie e kam për të. Edhe e kam të rrafshit të Dukagjinit,”-tregon Andi.

Pas Teas dhe Shqipes, ish-konkurenti i Përputhen vihet të zgjedhë përballë dy emrave të tjerë shumë të komentuar për konfliktin me njëra-tjetrën në program Antonela Berisha dhe Ledjana Prenga. Me këtë të fundit Andi zbulon se nuk flet prej shumë kohesh.

“Antonelën e kam shumë shoqe të mirë, me Ledjanën nuk flas akoma nuk e di arsyjen sot e asaj dite,”-thotë Artani.

Shumë ish-konkurentë të Përputhen pas eksperiencës së tyre në këtë emision kanë zgjedhur të mos largohen nga televisioni, duke u bërë pjesë të reality show-ve të tjerë ose duke u rikthyer në program sërish. Përballë Përputhen dhe Big Brother me fjalë të tjera ish-konkurenti tregoi se nuk do ti thonte “jo” një ekperience të tillë.

“Me Përputhen është diçka që e kam mbyllur.Kështu që kësaj rradhe kisha me thënë Big Brother nëse e kishim si eksperiencë,”-shprehet Andi.

Dhe për mbyllje i pyetur se kë zgjedh midis Jasmin Kadriut dhe Diona Donës për të kaluar një natë, Andi tregohet shumë i vendosur me përgjigjen e tij.

“Me Dionën po them,”-përfundon Andi Artani.

Ju kujtojmë që gjatë eksperiencës së tij në Përputhen, Andi zhvilloi më shumë takime me Jasminën me të cilën u duk se kishin një kimi të veçantë. Dyshja simpatizoheshin shumë edhe nga publiku, mirëpo gjërat nuk shkuan siç pritej dhe në fund të emisionit Andi dhe Jasmina dolën vetëm.

Andi dhe Jasmina mes lotëve e puthjeve largohen përfundimisht nga programi- Përputhen, 30 Prill 2021 - YouTube

Gjatë kësaj periudhe ish-konkurenti i Përputhen mori pjesë në klipin e Diona Fonës “Sheqer”, ku u duk shumë i afërt me këngëtaren. U përfol shumë për një lidhje mes tyre, madje edhe vetë Jasmina i mshonte këtij fakti. Por këto dyshime nuk janë konfirmuar kurrë nga palët e përfshira.

Publikohet klipi i ri i Diona Fonës "Sheqer" - Pa Censurë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al