17 Gusht, 2023

Nga oferta më e çmendur tek raporti me Efin, Armaldo Kllogjeri rrëfen për herë të parë: Më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë…


Ish-banori i “BBV” Armaldo Kllogjeri së fundmi ka qenë i ftuar në emizionin “Lancio”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

I pyetur nga gazetari se si i ka raportet me Efin, ai u shpreh se pasi doli nga reality show është takuar me ish-banoren dhe i kanë sqaruan gjërat me njëri-tjetrin.

Unë jo vetëm më Efin por me të gjithë banorët duke qenë nga natyra shumë tolerant dhe shumë fansa më thonë që pse duhet ta kesh këtë tolerancë. Të them të drejtën nuk dua që të kem marrëdhënie të këqija me banorët. Efin e takova, biseduam dy gjëra për t’i sqaruar. Bledi Mane ka qenë surpriza për mua në këtë “Big Brother”, vërtetë është për t’u vlerësuar.”– tha Armaldo.

Ndër të tjera gjatë intervistës ai zbuloi se oferta më e çmendur dhe më e vështirë që ka marrë ndonjëherë ka qenë të performonte në një klub stripizmi.

“Për hir të së vërtetës kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi”, u shpreh maestro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al