9 Nëntor, 2022

Nga mbrojtja e shikimit, tek forcimi i sistemit imunitar dhe… zbuloni përfitimet shëndetësore nga ngrënia e karotave!


Nga mbrojtja e shikimit deri te ndihma e funksionimit të duhur të zemrës, zbuloni të gjitha përfitimet e ngrënies së karotave!

karrota

Të pasura me antioksidantë, karotat, përveçse janë të shijshme, konsiderohen të rëndësishme për mbrojtjen e organizmit nga sëmundje të ndryshme dhe ruajtjen e shëndetit tonë.

Zbuloni përfitimet:

Mbrojnë shikimin

Karotat janë të pasura me beta-karoten, një përbërës që trupi e shndërron në vitaminë A, e cila rrit shëndetin e kornesë. Në fakt, 1/2 filxhan karota përmban 51% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës A. Prandaj, rreziku për sytë si degjenerimi makular, humbja e shikimit dhe verbëria e natës gjithashtu reduktohen.

Forcojnë sistemin imunitar

Vitamina A gjithashtu ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Kjo ndodh përmes mbështetjes së qelizave T, që ndihmojnë sistemin tonë imunitar. Duke pasur një linjë të mirë mbrojtjeje, trupi është më i aftë të përballet me infeksionet.

Janë të dobishme edhe për lëkurën

Ngrënia e ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi UV.

Kontribuojnë në funksionimin e zorrëve

Si perime, karotat janë të pasura me fibra. Ato përmbajnë 3,58 gram fibra për racion që ndihmojnë në funksionimin e zorrëve. Për të përfituar sa më shumë, konsumoni karota të papërpunuara.

Ndihmojnë në kontrollin e sheqerit dhe kolesterolit

Karotat, që kanë një indeks të ulët glicemik, nuk shkaktojnë një rritje të papritur të sheqerit në gjak, gjë që i bën ato një zgjedhje të shkëlqyer për ushqim, veçanërisht nëse janë të papërpunuara. Prandaj, ato janë të shëndetshme për zemrën dhe të mira për rregullimin e nivelit të kolesterolit. Kjo sepse karotat janë kaq të pasura me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit në mënyrë natyrale.

Luftojnë inflamacionin

Karrotat përmbajnë karotenoid, një pigment që vepron si një antioksidant. Përveç luftimit të radikaleve të lira, ky përbërës mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al