27 Janar, 2022

Nga marrëdhënia me nënat e fëmijëve te situata e vështirë me djalin pasi doli nga BBV, Sabiani tregon dhe për gjendjen e Beatrix Ramosaj: Fola me…


Këngëtari i njohur, Sabian Medini, ka folur në një intervistë si rrallë herë për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP, gjendjen e Beatrix Ramosajt dhe gjithashtu ndau me publikun disa gjëra në lidhje me familjen e tij i cili ka preferuar gjithmonë të qëndrojë i revervuar.I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtari i pyetur ngamoderatoret ka treguar se e ka vuajtur shumë faktin që mbas daljes nga “BBV”, djali nuk  i ka folur për tre ditë. Gjithashtu ai ka treguar se ka qënë gruaja e tij që e ka përkrahur për tu futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E kam vuajtur shumë aty brenda. Djali nuk më ka folur tre ditë kur kam dalë nga shtëpia dhe realisht po e vuaja shumë. Mesa duket më mbante mëri.  Gjatë gjithë karierrës time, nuk është se partneret i kam bërë publike, karierrën e kam punë. Gruaja më tha të futesha në “BBV” dhe ram dakort që unë do sillesha si Sabiani në jetën e përditshme”.

Më pas ai ka folur rreth marrëdhënies që ka me ish gruan e tij, kur tregoi se e vlerëson shumë dhe ka një rrespekt të madh për të.

 “Ato janë nënat e fëmijëve të mi dhe janë mbretëreshat e fëmijeve të mi  dhe për sa kohë të kene frymë janë ati që më kanë trashëguar gjënë më të bukur timen dhe do t’i respektoj gjithmonë”.

Gjatë kohës që ka qëndruar në “BBV”, Sabiani ka pasur një marrëdhënie të mirë me Beatrix Ramosaj dhe e kishte si vajzën e tij. Këngëtari tregoi se mbas daljes së saj nga shtëpia, nuk ka folur personalisht me Beatrixën por me nënën e saj, Antigonën, ku tha se ajo ishte mirë dhe do ta kalojë shumë shpejt të gjithë këtë situatë.“Fola me Trixën. Unë më të kam ndarë shumë momente të bukura dhe kam dalë në një moment ku nuk patëm një debat së bashku, ajo më thërriste ‘jeta’, ‘zemër’. Plus e shikoja dhe në atë aspektin që ka pasur gjëra si vajza ime edhe kemi pasur njohje nga jashtë por që realisht ishte shumë vajzë e çiltër e pastër naive në kuptimin e mirë të fjalës dhe më ‘hahej’ muhabeti. me të. Kam folur më të ëmën e saj, nuk kam folur vet personalisht, është më mirë më ka thën po e merr veten por besoj që do e kaloj shumë shpejt nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar në fund të fundit ishim brenda një shtëpie, unë jam një njeri që nuk paragjikoj askënd, ne na gjykon vetëm i madhi Zot”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al