15 Maj, 2022

Nga jeta sentimentale te batuta për Kim dhe Pete- Monologu i Selena Gomez në SNL ishte mbresëlënës


Episodet e fundit kanë gjithmonë një shije ndryshe, apo jo? Selena Gomez ka qenë e ftuara e radhës në ‘Saturday Night Live’ (SNL) dhe ka shkëlyqer.

Ish-ylli i Disney-t, muajin tjetër, do shfaqet në sezonin e 2 të ‘Only Murders in the Building’. Nëse nuk e keni parë ende, sezoni i parë – me Steve Martin dhe Martin Short – ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Yje të tjerë të Disney që kanë marrë pjesë në SNL përfshijnë Lindsay Lohan, Miley Cyrus, Jodie Foster, etj.

Duke u rritur, Gomez e ka parë SNL çdo të shtunë me nënën e saj. Ajo tregoi në monologun e saj se filloi të aktrojë kur ishte 7 vjeç dhe ka punuar me disa emra të mëdhenj duke përfshirë Barney, Steve Martin dhe Martin Short. Ajo u tall se kur mori pjesë në “Only murders in the building” iu desh të kërkonte në Google për dy aktorët për të zbuluar se cilët ishin ata. Ajo tha se të dy legjendat e SNL-së i dhanë këshilla për paraqitjen e mbrëmshme, ashtu si edhe shoqja e saj Miley Cyrus.

“Kur isha e vogël e shihja gjithmonë me mamanë time SNL. Ky është një moment i madh për mua. Unë fillova aktrimin kur isha 7 vjeç dhe jam shumë me fat që kam punuar me disa ikona të Hollywood si Steve Martin, Martin Short dhe Barney. Ky ishte shoë im i parë dhe tani jam në një show me emër “Only murders in the building”. Jam e nderuar që kam punuar me Steve Martin dhe Martin Short, sidomos pasi i kërkova në Google për të gjetur se kush janë.  Më kujtohet se i thashë mikeshës sime  që mora pjesë në një kast me emrin “Only murders” dhe ajo tha : ‘Tingëllon seksi. Ndonjë ylli hot që do luajë krah teje?’ Është fantastike të jesh krah legjendave të SNL. Dhe kur mësova se do merrja pjesë u kërkova këshilla. Steve tha mos t’i besoja askujt dhe Martin tha se Steve Martin ka përdorur kartën e tij të kreditit. Gjithashtu pyeta edhe një nga mikeshat e mia të vjetra, Miley Cyrus dhe ajo tha: “Thjesht ju vetvetja dhe kalo bukur!” Dhe unë i thashë: “Miley, mos është ky një justifikim që unë të flas për ty në shoë?” dhe ajo tha: “Po, unë jam Miley Cyrus”.- tha në monologun e saj këngëtarja kanadeze.

Një arsye pse ajo tha se është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen në SNL është se ajo është beqare dhe ajo ka dëgjuar se SNL është një vend i mrekullueshëm për të gjetur dashurinë. Gomez tha se është duke kërkuar për shpirtin e saj binjak.

Por, një arsye për të cilën unë jam e emocionuar që po prezantojë SNL është sepse jam beqare. Dhe kam dëgjuar se SNL është një vend i mrekullueshëm për romanca. Emma Stone ka takuar burrin e saj këtu, Scarlett Johansson takoi Colin Jost. Edhe Pete… dhe Machine Gun Kelly…

Dhe duke qenë se nuk dua të tentoj në aplikacionet e takimeve thashë ta provoj t’i tregoj university se unë po manifestoj dashurinë dhe dja të thoja se po kërkoja për një shpirt binjak dhe në këtë pikë do merrja çdo njeri.”– tha Selena duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Post Malone ishte i ftuari i natës. Muzikanti i talentuar performoi edhe në dy skeçe me Selenën Reperi 26-vjeçar, i lindur në Austin Richard Post, së pari dhuroi spektakël me këngën e tij të fundit ‘Cooped Up’, nga albumi i tij i ardhshëm ‘Tëelve Carat Toothache’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saturday Night Live (@nbcsnl)

Muzikanti dukej shumë stil si gjithmonë, me një xhaketë lëkure të zezë dhe pantallona të ngjashme. Nga ana tjetër, Selena u shfaq e thjesht me një fustan të zi te shkurtër të çarë në pjesën e shpinës dhe belit. Ajo u shfaq me një makeup minimalist dhe flokët me onde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al