6 Shkurt, 2020

Nga buzët me tatuazh tek brinjët e krisura, raporti shqetësues i autopsisë së Michael Jackson


Me këngët e tij hit si “Black Or White”, “Billie Jean” dhe “Thriller”, Michael Jackson ishte një yll popi i pandalshëm që bëri për vete me miliona njerëz. Lajmi për vdekjen e tij më 25 qershor 2009, tronditi jo vetëm fansat e tij besnikë, por të gjithë botë.

Raporti i autopsisë që u lëshua në 28 gusht 2009, sipas “The Mirror”, arriti në përfundimin se vdekja e Jackon ishte vrasje.

0_File-picture-of-US-entertainer-Michael-Jackson-tes

Mjeku i tij, Conrad Murray u dënua për vrasje të pavullnetshme dhe vuajti 2 vjet nga dënimi me 4 vite, për sjellje të mirë. Autopsia e tij zbuloi gjera që fansat nuk i dinin më parë.

Ylli i popit kishte shenja të shumta shpimesh në krahët e tij, kishte një numër tatuazhesh që Michael i kishte mbajtur të fshehta, si buzët në ngjyrë rozë, vetullat si dhe një tatuazh të errët në pjesën e sipërme të kokës me qëllimin për të maskuar më mirë parukën që ai përdorte.

Flokët e tij të mbetura përshkruheshin në autopsi si të shkurtra dhe kaçurrela të ashpra.

U raportua gjithashtu edhe për dëmtimet që ai kishte pësuar, ndërsa mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën në mënyrë të dëshpëruar. Ai kishte disa brinjë të krisura, ndërsa mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë duke i bërë masazh kardiak.

Ai kishte gjithashtu artrit dhe dëmtim të mushkërive. Pas vdekjes së tij, Michael la pas tre fëmijëve të tij, Parisin, Michael Joseph Junior dhe Prince.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al