3 Prill, 2022

Nga bashkëpunimi me aktorin turk, depresioni pas daljes nga BBV dhe raporti me Bora Zemanin, Monika Lubonja habit me deklaratat e radhës


Monika Lubonja që pas daljes nga Big Brother është ndër banoret që më së shumti ka folur për marrëdhëniet jashtë dhe brenda lojës me ish-banorët e tjerë apo edhe për jetën e saj personale.

Aktorja vijon të japë deklarata në lidhje me “Big Brother Vip” dhe ish-banorët e tjerë, duke shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me një intervistë virtuale me fansat e saj në Instagram, ku Monika Lubonja nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar jo vetëm për BBV, por edhe gjendjen e saj emocionale.

Një nga ndjekësit e ka pyetur Lubonjën se kur do të luajë një film me aktorin e njohur turk Burak Ozcivit, pyetje të cilën ajo e ka marrë me mjaft humor duke kthyer edhe një përgjigje të tillë.

“Lëre se sa më tha PO. Tani po bëjmë skenarin, temën akoma se kemi zgjedhur… në kërkim”, shkruan aktorja.

Ajo u pyet gjithashtu për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga Big Brother, ku shprehu se ka pasur probleme edhe me depresionin. Ndër të tjera aktorja u pyet edhe për moderaoren e emisionit Për’Puthen Bora Zemanin, ku Monika ishte e ftuar si opinioniste.

Pyetje: Pse nuk u shfaq Bora në Për’puthen kur ishe ti?

“Se ishte sëmurë”

Pyetje: A e ke kaluar depresionin?

“Shpëtova për pak…”

Pyetje: Si e priti nëna jote daljen nga BBVIP?

“Me shumë emocione dhe e kishte marrë malli shumë”

Pyetje: A ke menduar të marrësh pjesë në një emisionin si “Love Story ose Përputhen?

“JO”

Pyetje: A je qetësuar pas daljes nga BBV?

“E dashur më duhet kohë. Nuk ishte e lehtë”

Për sa i përket pyetjeve në lidhje me BBV, akotorja ka treaguar se ruan raporte me pothuajse të gjithë ish-banorët duke treguar edhe nëse është takuar me ta dhe mendimin e saj për disa nga ish-konkurrentët e formatit:

Pyetje: Po për Arbanën dhe Eduardin ke diçka për to që të na thuash?

“Janë shumë profesionistë dhe punën e bëjnë me shumë dashuri dhe pasion.”

Pyetje: A ke miqësi akoma me Donaldin?- “Po”  A e ke takuar Donaldin pasi keniu dalur nga BBV?

 “Jo, akoma”

Pyetje: Çfarë mendimi ke për Semin?

“Vetëm pozitiv”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al