16 Shtator, 2017

Nevina Shtylla e ‘Jo Vetëm Modë’ tregon reagimin e çuditshëm të Floriana Garos pas nisjes së emisionit


Sezoni i ri e gjeti gazetaren e njohur Nevina Shtylla si prezntuesen e re të programit ‘Jo Vetëm Modë’ në televizionin ‘Klan’.

Por që me krijimin e tij emisioni ka pasur një figurë krysore të pranishme sezon mbas sezoni që ishtë Florjana Garo. Në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Paloma’ në lidhje me këtë fakt Nevina shprehet: ‘‘Jo vetëm modë’ vjen edhe me një format ndryshe, përveçse me një prezantuese të re, ndaj krahasimi nuk është aq i lehtë për t’u bërë. Unë jam prezantuese në formatin tim televiziv, sikurse Floriana ishte në të sajin, pavarësisht se emri i përbashkët është JVM’.

Megjithatë nga Floriana ka munguar një urim për prezantuesen e re të ‘Jo Vetëm Modë’. Nevina thotë : ‘Nuk di të them nëse Floriana e ka parë. Me të njihesha që më parë, por ja sa për të pasur komunikime të vazhdueshme me njëra-tjetrën.’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al