25 Janar, 2018

“Netë si këto”, Rita Ora shfaqet nudo duke ngrënë ëmbëlsirë


Këngëtarja me origjinë shqiptare vijon të tërheqë vëmendjen mediave rozë, pasi është mjaft aktive në rrjetet sociale. Pas fotografisë ku u shfaq duke i dhuruar një puthje miqësore në buzë këngëtares tjetër shqiptare, Bebe Rexhës, Rita Ora ka provokuar sërish.

Për 12.7 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet nudo dhe me një kapele të madhe, të zezë në kokë. Këngëtarja me famë botërore është ulur duke ngrënë një ëmbëlsirë.

Bashkëngjitur me foton, Rita shkruan: “Netë si këto”, duke vërtetuar edhe njëherë se nuk është aspak e turpshme që tu dhurojë fansave të saj imazhe “hot”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al