7 Qershor, 2019

Nënë për herë të dytë, moderatorja shqiptare jep lajmin e bukur: Do dëshiroja…


Moderatorja e njohur, Floriana Garo, prej kohësh është larguar nga ekrani shqiptar, pasi jeton me familjen e saj në Zvicër.

Por ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku foli me detaje rreth jetës së saj personale.

Madje bukuroshja ka zbuluar për publikun se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Gjithashtu Garo tregoi edhe gjininë që dëshiron që të ketë foshnja që pritet të vijë në jetë.

Moderatoja u shpreh se është 3-muajshe shtatzënë se dëshiron se kësaj radhe të bëhet nënë e një djali, duke qenë se fëmija i parë është vajzë.

Por ajo shtoi se e rëndësishme për të është vetëm fakti që foshnja të gëzojë shëndet të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al