1 Maj, 2023

Nëna e Luiz Ejllit mbërrin në Tiranë, a u takua me Kiarën? Ja foto që po qarkullon në rrjetet sociale


Mbrëmjen e së shtunës, Luiz Ejlli është surprizuar nga nëna e tij, Angjelina, e cila ka udhëtuar nga Amerika për në Shqipëri, për të takuar të birin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Capture-412-770x433

Pas shumë përqafimeve dhe puthjeve, këngëtari pyet në një moment të ëmën nëse ishte takuar me Kiara Titon. E teksa ajo nisi të fliste, ai e ndërpreu dhe i tha: “Mos fol se është informacion nga jashtë”. Por mënyra se si zonja Angjelina reagoi kur Luizi i bëri atë pyetje, u la të kuptohej se ajo ishte takuar me partneren e të birit. Madje së fundmi, në rrjet po qarkullon shumë një fotografi ku duket se është nëna e këngëtarit së bashku me Kiarën. Teksa shumë mendojnë se në foton në fjalë është zonja Angjelina dhe Tito, në fakt nuk dihet nëse janë ato në të vërtetë apo jo.

Gjithçka ka vijuar të përflitet pasi një foto është shpërndarë në një nga faqet e shumta që i kushtojnë rëndësi të madhe këtij formati televiziv. Në fakt, Kiara, që mbrëmjen e së shtunë është mjaft aktive në llogaritë e saj dhe ato të Luizit me foto dhe dedikime me mjaft finesë. Ajo ka mundur të publikojë edhe një foto ku shihet se është e veshur me një xhaketë xhins, por pa dhënë asnjë informacion që lidhet me takimin me të emën e Luizit. Një paparac duket se i ka kapur duke ecur në një rrugë të Tiranës, por pa specifikuar asnjë detaj nga vendi dhe ora në të cilën është bërë fotoja.

644e6332016ba340845379_1244465713104592_4069964552141976556_n-1

LUIZ EJLLI, DEDIKIM TË VEÇANTË PËR KIARËN

Pas propozimit për martesë, Luiz Ejlli ëndërron që të ketë familje me Nita pas eliminimit ndërron mendje, “fshin” Kristin për Luizin Nëna e Luiz Ejllit mbërrin në Tiranë, ziejnë rrjetet sociale nëse e takoi nusja e djalit apo jo Duhet të dal të takoj Kejvinën, besoj me Kejvinën do kem marrëdhënie të mirë, me Tean nuk do bëhemi kurrë, me Efin ta shohim kur të dalim… Luizi gjithashtu është shprehur se mes ishbanorëve e meritonin finalen disa prej tyre dhe ndër to edhe Kejvina Kthella. Luizi: Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta… Kiara Titon.

Nga emisioni i “radios live” nga shtëpia e “Big Brother”, këngëtari bëri dedikimin e veçantë për të dashurën e tij, Kiara Titon, e cila u eliminua disa ditë më parë nga shtëpia e “BBV2”. “Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem yti gjithë jetën”, tha Luizi. Natën që Kiara Tito la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi kishte menduar që t’i propozonte për martesë, të cilës moderatorja iu përgjigj me ‘Po’. Pas daljes nga shtëpia, ajo ka vijuar mbështetjen e madhe për të.

LUIZI PREFERON KEJVINËN NË VEND TË TEAS

anorët e “Big Brother VIP” bënë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri gjatë ditës së djeshme ku “Top Albania Radio” ka ngritur një studio radiofonike. Dje ishte hera e fundit që do të zhvillohej “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe.

Këtë herë ishin dy gazetare që intervistuan Luiz Ejllin i cili ka folur për atë çka e pret jashtë: Duhet të dal të takoj Kejvinën, besoj me Kejvinën do kem marrëdhënie të mirë, me Tean nuk do bëhemi kurrë, me Efin ta shohim kur të dalim… Luizi gjithashtu është shprehur se mes ish banorëve e meritonin finalen disa prej tyre dhe ndër to edhe Kejvina Kthella. Luizi: Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al