27 Maj, 2019

Nëna e Dua Lipës publikon foton e veshur me kostum tradicional shqiptar, dhëndri i saj ka diçka për t’i thënë


Nëna e këngëtares së famshme, Dua Lipa, Anesa, duket se është bërë paksa nostalgjike, pasi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi të vjetër.

Anesa Lipa shfaqet e veshur me një kostum tradicional shqiptar, në një foto që i përket vitit 1997. “Fustan tradicional shqiptar i punuar me dorë, 1997”, shkruan ajo në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Të parat që kanë pëlqyer e komentuar këtë fotografi kanë qenë dy vajzat e saj, Dua dhe Rina, të cilat e shohin Anesën si idhullin e tyre.

“Mbretëreshë, jam e fiksuar pas teje!”, shkruan këngëtarja me famë botërore, ndërsa Rina: “Mammaaaa”, duke e shoqëruar me emoji zemër.

Kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga i dashuri i Dua-s, Isaac, i cili i ka lënë koment një emoji zemre vjehrrës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al