30 Shtator, 2019

‘Në Top Channel të përcollën’, Fjori Dardha i tregon ‘vendin’ komentuesit


Emrin Fjori Dardhës e lidhim gjithmonë me moderimin e emisioneve investiguese. Tani jemi mësuar që gazetaren ta shohim tek Ora News por më parë ajo ka qenë pjesë e emisionit ‘Fiks Fare’.

Drejtimi i këtij emisioni zgjati vetëm disa muaj, për t’u shkëputur më pas në televizionin tjetër, pikërisht me emisionin ‘Boom’ të cilin e moderon së bashku me Rozana Radin.

Ka qenë një nga komentuesit në Instagram i cili sipas moderatores, ka tentuar ta fyeje dhe ajo e ka bërë publike në ‘Instastory’.

Një prej tyre i ka shkruar Fjorit: “-Në Top Channel të përcollën”.

Moderatorja i ka treguar vendin duke i thënë: “-Poo me shumë vlerësim dhe respekt madje! Hyra si zonjë (duke fituar një audicion ku morën pjesë edhe plot të tjerë) dhe më përcollën po si zonjë, duke pranuar dorëheqjen time në mënyrën më qytetare të mundshme.”

Fjorin e ka nervozuar ky koment dhe mesa duket është fyer nga fjalët e komentueses.

“Ti nuk pyete. Nuk ishte thjeshtë kuriozitet. Ti thjesht tentove të më fyeje. Arsyen e di ti, sepse nuk mund të kujtohesh pas 3 vjetësh, të bësh një koment të tillë. Gjithë të mirat,-ka përfunduar moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al