1 Dhjetor, 2022

Në prag të festave, Xhensila Myrtezaj na prezanton me anëtarin më të ri të familjes ‘Kallaku’


Në prag të festave të fundvitit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë shtuar në familjen e tyre një antar të ri.

Bëhet fjalë për një kotele të vogël ngjyrë gri, të cilën vajza e tyre Ajka e dëshironte shumë.

Me anë të një postimi në “InstaStory”, këngëtarja publikoi një video ku vogëlushja e tyre po luan me kotelen.

“Ju prezantoj me anëtarin më të ri të familjes Kallaku, Gray, Twinkle, moon, shade, Star… na falni por Ajka akoma nuk është e sigurt për emrin”- shkroi Xhensila.

Disa ditë më parë, çifti ka realizuar një set fotografik për sezonin e festave, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë. Natyrisht që në këto poza kaq të ëmbla nuk mungoi as Ajka.

Por duket se këto foto nuk ndodhen vetëm tre anëtarët e familjes. Siç shihej, Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i artistes. E si për të shtuar më shumë dyshimet në foto shkruhej: “Coming Soon”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke na shtuar dyshimet për një pritje të ëmbël. E nëse është kështu, do të na duhet të presim edhe pak, për të parë nëse realisht këngëtarja është në pritje të ëmbël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al