20 Nëntor, 2019

Në përvjetorin e 19-të, Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones zbulojnë sekretin e martesës së lumtur


Një martesë e lumtur dhe pa probleme është dëshira e çdo çifti që ka hedhur hapa drejt lidhjes martesore. Por një lidhje e suksesshme nuk është aq e thjeshtë qoftë në  martesë, qoftë  në bashkëjetesë. Ndoshta e dashuroni partnerin me gjithë zemër, por edhe nëse lidhja është e fortë, martesa shpeshherë mund të bëhet e mërzitshme.

Megjithatë, historia e çiftit të njohur hollivudian do t’ju frymëzojë dhe do t’ju bëjë të kuptoni se martesa mund të zgjasë lumturisht.

Çifti Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones, kanë 25 vite diferencë por martesa e tyre është ndër më afatgjatat në shoëbizz-in botëror. Ata janë martuar në vitin 2000 dhe kanë 19 vite bashkë.

Në përvjetorin e tyre të 19-të, babai i Michael, Kirk Douglas 103 vjeç ka uruar çiftin duke zbuluar kështu me humor sekretin e martesës së tij dhe me humor i jep një këshillë të birit.

“Të dashur Michael dhe Catherine,

Gëzuar përvjetorin! Michael, ti ke mësuar një leksion të rëndësishëm, të kesh një martesë të lumtur duhet t’i bindesh bashkëshortes tënde. Vazhdo të praktiksh atë që bëj unë me gruan time.

Ju dua!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al