20 Qershor, 2022

“Ne nuk e njohim tradhtinë”/ Moderatori i njohur ironizon Donald Veshajn, rikrijon videon e Bora Zemanit me varsen që i dhuroi aktori


Moderatori Flori Gjini ka ironizuar ditën e sotme Donald Veshajn përmes një video ku ka rikrijuar momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”.

E gjitha nisi nga intervista e Ori Nebijajt në “Më lër të flas” të premten, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top” që pritet të nisë së shpejti. Gjatë 4 sezoneve ajo e ka moderuar atë me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë.

“Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”- e pyeti me ironi Donaldi teksa ajo tha se: “Flori akoma nuk ma ka konfirmuar se ai do jetë me mua në këtë sezon të pestë. Pa atë e kam të pamundur ta bëj emisionin.”

 

E duket se Flori nuk e ka pritur mirë pyetjen e Donaldit. Ai ka realizuar sot një video në Instagram ku konfirmon se do jetë me Orin për “Pushime on top” edhe këtë sezon. Këtë e ka lajmëruar duke rikrijuar skenën e Borës para disa muajsh kur ajo foli për marrëdhënien e Semit dhe Donaldit.

Mes të tjerash Flori shprehet se ata nuk e njohin tradhtinë. “Në këto 24 orë kam patur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën dhe kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”. – thotë ai duke treguar një varëse.

 

Kur “Big Brother VIP” sapo kishte nisur u diskutua shumë afrimiteti mes Semit dhe Donaldit, andaj Bora u doli në mbrojtje. Ajo postoi atëherë një video në rrjetet sociale ku ndodhej në makinë dhe thoshte: “Sot më është mbushur Instagram plot për të, unë e dua shumë Semin dhe e njoh shumë mirë. Ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Ndërsa sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”. – duke treguar varësen që Donaldi i dhuroi në përvjetorin e tretë të lidhjes.

© Panoramaplus.al