29 Prill, 2019

Në majë të takave si gjilpërë, Gjonaj dhe Lala sakrifikojnë për elegancën


Nuk e dimë nëse më shumë është mallkuar apo lavdëruar kush i shpiku takat e larta për këpucët e femrave. Lëre pastaj, nëse janë të holla fare si këto që veshin gjithmonë kur vijnë në Parlament, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe deputetja Reme Lala.

Po kaq e fiksuar pas takave të larta dhe të holla është edhe ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Të treja zonjat dhe zonjushat i bashkon fakti se janë të reja, shumë elegante në linja, vishen shumë mirë, janë të bukura dhe me siguri kanë menduar që gjithë këtyre aseteve, t’i shtojnë edhe diçka tjetër, takat e larta dhe të holla si një vlerë e shtuar për hijeshinë dhe elegancën e tyre.

Dhe, në fakt, kanë të drejtë sepse duken shumë mirë, por, për hir të së vërtetës, me jetën frenetike, sot gjithnjë e më pak zonja dhe zonjusha i shohim me taka të larta në punë, prandaj komplimente zonjave.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al