7 Dhjetor, 2018

Në kohët që po jetojmë kemi nevojë për më pak “Whatsapp” dhe më shumë përqafime


Kjo është shumë pozitive, sepse ne mund të qëndrojmë pranë njerëzve që duam edhe nëse jemi në anën tjetër të botës. Megjithatë, nga ana tjetër, ne shohim gjithnjë e më shumë njerëz të bllokuar në botën virtuale dhe të izoluar.

Kjo është alarmante dhe na tregon se është e nevojshme për të diskutuar ndikimin e teknologjisë në marrëdhëniet fizike ndërpersonale në “botën reale”.

Është mirë të takosh njerëz të kombësive dhe kulturave të ndryshme dhe është mirë që të qëndrosh në kontakt me miqtë dhe të afërmit  që jetojnë larg, por zëvendësimi ose lënia pas dore e pranisë fizike, përqafimeve, bisedave të sinqerta, kohës së argëtimit janë të pashëndetshme për ne. Ne jemi qenie shoqërore që lulëzojnë në raport me njëri-tjetrin dhe kështu mesazhet me tekst dhe emoji-s, kurrë nuk do të jenë mënyra jonë e vërtetë për t’u shfaqur para botës.

Rrjetet sociale, edhe pse na sjellin më afër atyre që janë larg, nga ana tjetër na largojnë nga ata që janë pranë nesh, ky është një fakt që perceptohet edhe në analizën më të shpejtë të shoqërisë. Njerëzit flasin gjithnjë e më pak, nuk shihen më në sy dhe nuk dinë si të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta, sepse ata janë shumë të zënë duke parë ekranet e telefonave të tyre celularë.

Ne kemi nevojë për të lehtësuar jetën tonë, duke krijuar një ekuilibër mes jetës reale dhe jetës në internet.

Ne kemi nevojë për më shumë përqafime dhe më pak Whatsapp, më shumë momente dhe më pak mesazhe, më shumë intensitet, momente të jetës me të dashurit tanë, një lidhje më të thellë me veten dhe me njerëzit rreth nesh. Ne duhet të mësojmë të pranojmë më shumë veten si dhe të varemi më pak nga gjërat e rreme.

Avantazhet e teknologjisë janë të pamohueshme dhe ndikimi i tyre në jetën tonë ka anë pozitive, por ne duhet të mësojmë se si ta përdorim atë për ta shfrytëzuar dhe jo kufizuar, në mënyrë që të jetë një plotësim pozitiv për jetën tonë, por mos të bëhet vetë jeta jonë.

Epoka dixhitale hap një botë të re, por ajo nuk duhet të zëvendësojë atë që kemi, marrëdhëniet, bisedat, brengat, dashuritë. Një pajisje elektronike kurrë nuk do të jetë më mirë se një shoqëri e vërtetë, nuk duhet të mësohemi të jetojmë prapa ekranit, kur kemi një botë të mrekullueshme për të jetuar. Shumë gjëra, vetëm jeta reale mund të na i ofrojë.

Pra shtoni më shumë realitet në jetën tuaj!

Dilni nga telefoni juaj celularë dhe festoni me njerëz që keni pranë. Përqafohuni, përpiquni të flisni, udhëtoni dhe takohuni sa më shumë që të jetë e mundur me njerëzit në jetën tuaj. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë lumturinë e vërtetë të ofruar nga kohët e mira të ndara me një person tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al