18 Shtator, 2017

Në gjurmët e mamit, vajza 5-vjeçare e Inva Mulës për herë të parë në skenë


Opera “Peshkatarët e Perlave” me regjisore dhe protagoniste soparanon me Inva Mula, do të shfaqet premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Vetë Mula e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan zbuloi detaje nga shfaqja nga ku tha se vajza e saj Nina, 5 vjeç do të ngjitet për herë të parë në skenë.

 

Inva tha se vajza e saj nuk do të këndojë, por do të ngjitet në skenë bashkë me disa vajza të tjera të vogla të cilat do të hedhin petale lulesh rozë.

“Është një moment ceremonial gjatë veprës ku është ardhja e parë e Lejlasë,  e këtij personazhi mitik. E kam menduar gjithnjë si hyrje ceremoniale dhe nuk mund ta mendoja kurrë që kjo hyrje të mos shoqërohej nga fëmijë, nga vajza të vogla.

Dhe një prej këtyre vajzave të vogla është Nina”, u shpreh sopranoja me famë botërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al