Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka zbuluar së fundmi se ndodhet me pushime në Turqi, së bashku me familjen.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë tepër aktive në “Instagram”, ku ka publikuar foto e video provokuese e seksi.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë, me fotot ku shfaqet me rroba banje, duke marrë kështu komplimente të ndryshme.
Ndërsa mëngjesin e sotëm, Enca është filmuar teksa bënte not në pishinë me rroba. Këngëtarja shfaqet duke notuar me pantallona të gjata dhe me pjesën e sipërme të rroba banjave, duke mos i interesuar se çfarë kritikash mund të marrë nga fansat e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al