11 Korrik, 2022

Ndjekësi i bën pyetjen që ajo donte ta evitonte, Dojna Mema vendos të përgjigjet ashpër: Më duket totalisht e pavend që…


Modetaroja Dojna Mema ka vendosur t’i përgjigjet ashpër një ndjekësi, i cili i bëri një pyteje që ajo do ta kishte evituar.

Në një pyetësor të zhvilluar në “Instagram”, ajo u pyet nëse do të bëjë lindje natyrale apo çezariane. Në përgjigjen e saj Dojna shprehet kjo shprehje i duket “totalisht e pavend”

“Kjo është nga ato pyetjet që unë do ta kisha evituar, por për sa kohë kam një Instagram publik, dua ti diskutojmë edhe ca gjëra që ndoshta shumë vajza që janë shtatzëna, bezdisen nga pyetje të caktuara. Sidomos shprehja “vetëm apo me operacion”, më duket totalisht e pavend, se duket sikur në rastin e pare e bën vetë, në të dytin nuk e bën vetë, ndërkohë që në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën dhe mbetet heroinë e vërtetë që kalon procesin e lindjes, sidoqoftë ai, natyral apo ai çezarian. Unë e kam lënë deri në momentin e fundit, do të jetë doktoresha ajo që do të më thotë cila është më e mira për mua”, shprehet Dojna gjatë videos së publikuar në Instastory.

Moderatorja ka qenë shumë aktive në Instagram kohët e fundit. Ajo ka zbuluar së fundmi se ka arritur të prezantojë babain e saj të ndjerë me partnerin e saj Vlashentin. I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna nuk e kishte zbuluar ende lidhjen e saj me Vlashentin. Në një bisedë të realizuar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, Dojna është pyetur nëse ka mundur ta prezantojë babin me partnerin.

Përmes disa videove ajo ka rrëfyer se kishte një muaj e gjysmë në lidhje me Vlasehtnin kur ia kërkoi këtë gjë dhe ai pranoi duke e jetuar vitin e fundit të jetës së babait të Dojnës me të. Në rrëfimin e saj Dojna bën me dije se i ati ka qenë adhurues i muzikës italiane dhe Vlashenti i luante këngët e tij të preferuara.

“Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë, shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit, dhe gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime dhe babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulje gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i lunate këngët e tij të preferuara. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, tha Dojna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al