13 Mars, 2020

“Ndiqni këshillat e ekspertëve”- Rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, çifti aktorëve japin detaje mbi shëndetin e tyre: Kujdesuni për veten dhe të tjerët


Aktori Tom Hanky dhe bashëshortja e tij, Rita Wilson kanë dhënë përditësime mbi shëndetin e tyre vetëm një ditë pasi u diagnostikuan me koronavirus.

Ata vlerësuan punonjësit e shëndetit publik dhe paralajmëruan sesa serioz mund të jetë virusi.

Ylli i Hollywood mori virusin gjatë xhirimeve për filmin për Elvis Presley në Australi, ku shoqërohej edhe nga bashkëshortja.

Hanks falenderoi mjekët australianë që po kujdesen për ta në një spital në Gold Coast dhe theksuan se ishin në izolim.

Aktori u bëri apel njerëzve që të bëjnë gjithçka munden për të kufizuar përhapjen e sëmundjes dhe të kujdesen për të tjerët.

“Ka disa gjëra që mund të bëjmë për ta kaluar këtë, të ndjekim këshillat e ekspertëve si edhe të kujdesmi për njëri-tjetrin dhe veten,”- shkroi ai në një postim në Instagram.

Xhirimet për filmin e Elvis Prelsey janë pezulluar.

Të enjten Hanks tregoi disa nga simptomat që ndjeu duke thënë se ishte si lodhur, kishte ethe dhe dhimbje në trup. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij kishtë të njëtat simptoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al