3 Maj, 2022

Ndikoi incidenti me Chris Rock? Një tjetër projekt i Will Smith anulohet pas ‘Oscars’, ja arsyeja


Will Smith ka humbur një tjetër projekt.

Sipas Deadline, “This Joka”, seriali stand-up komedi, nuk do të rikthehet për një sezon të dytë. Dhe, sipas artikullit, shuplaka e Will ndaj Chris Rock në Oscar 2022 nuk kishte asnjë lidhje me vendimin. Shfaqja bëri së bashku humoristë të rinj dhe të njohur për të folur për artin e stand-up. Sezoni i parë shfaqi komedianët si Punkie Johnson, Demi Adejuyigbe dhe Baron Vaughn. I xhiruar në Las Vegas, seriali gjithashtu shfaqi biseda midis Will dhe aktorëve të humorit.

Anulimi i shfaqjes është pak më i komplikuar nga sa mund të duket. Sipas Deadline, opsioni për të rinovuar serialin ka skaduar përpara se Roku të niste shfaqjen. Me sa duket, transmetuesi nuk ishte në gjendje të vlerësonte shikueshmërinë para se të merrnin një vendim.

Fatkeqësisht për Will, ky është projekti i fundit që anulohet pas incidentit të tij të bujshëm të Oscars, për të cilin ai ka kërkuar falje. Deadline raporton gjithashtu se Netflix nuk do të transmetojë stand-up special të Will, i cili u lançua në vitin 2021.  Për më tepër, Netflix u tërhoq nga ‘Fast and Loose’ sipas ‘The Hollywood Reporter’. Një program i natyrës ‘National Geographic’ me Will është anuluar gjithashtu.

Pavarësisht disa trazirave profesionale, Will bëri paraqitjen e tij të parë publike pas Oscars në Mumbai, Indi më 23 prill. Aktori u pa duke bërë foto me fansat në një fushë ajrore private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al