18 Prill, 2019

Ndërron jetë aktorja e njohur… vetëm 16 vjeç (FOTO)


Aktorja e njohur e programit “CCBC Millie Inbetween, Mya-Lecia Naylor, ka ndërruar jetë në moshën 16 vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga BBC, ku në një deklaratë n ë faqen e tyre të internetit, e cilësojnë të renë si një ‘pjesë shumë të dashur të familjes së fëmijëve të BBC-së.

“Na vjen keq që duhet t’ju lajmërojmë se Mya-Lecia, ka vdekur. Ajo ishte një pjesë shumë e dashur e familjes së BBC Children, dhe një aktore, këngëtare dhe kërcimtare jashtëzakonisht e talentuar”, shkruan BBC në deklaratën e saj.

Ndërkohë shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por përfaqësuesi i saj, A & J Managment ka thënë se 16-vjeçarja ka vdekur më 7 prill. “Dashuria dhe mendimet tona janë me të gjithë familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë të vështirë”, thuhej në reagimin A & J.

Postimi i fundit në llogarinë e Mya’s Instagram ishte tetë orë para se të konfirmohej vdekja e saj.

Naylor ka luajtur së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.

Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm të Hollivudit, Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Cloud Atlas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al