6 Mars, 2019

Ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare, ja kujt ia la pasurinë aktori i famshëm (FOTO)


Pak ditë më parë, ylli i filmit “The Beverly Hills, 90210” vdiq pas një goditjeje në tru në moshën 52-vjeçare. Në momentin që ndërroi jetë, Luke Perry ishte i rrethuar nga dy fëmijët dhe e fejuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se aktori i famashëm ia ka lënë pasurinë fëmijëve të tij Jack, 21 vjeç dhe Sophie, 18 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se pranë tij ndodheshin dhe ish-bashkëshortja (nëna e dy fëmijëve) Minnie Sharp, nëna Ann Bennett, njerku Steve Bennett, vëllai Tom Perry dhe motra Amy Coder.

Prej disa ditësh aktori ishte i shtruar në spital si pasojë e një goditje në tru. TMZ shkruan se goditja në tru ka qenë shumë e fortë, duke i marrë kështu jetën disa ditë më pas.

Ndërkohë vajza e Perry-t, Sophie nuk ishte në momentin kur i ati u shtrua në spital dhe nxitoi të kthehej te babai i saj para se ai të mbyllte sytë përgjithmonë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al