7 Nëntor, 2018

Nderohet me yll në “Walk Of Fame”, aktori i famshëm puth në buzë babanë 101-vjeçar (FOTO)


Një ditë më parë, aktori i famshëm Michael Douglas është nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame”. 74-vjeçari u nderua me yllin e tij për 50-vitet në industrinë e filmit.

Për të festuar këtë arritje ai ka puthur në buzë babanë e tij 101-vjeçar, Kirk Douglas.

Në fjalimin e tij, 74-vjeçari tha: “Babai im është këtu. Shumë shpejt ai bën 102 vjeç. E di, asnjë nga djemtë e tu nuk është duke festuar 50-vjetorin në biznes… do të thotë shumë për mua që ti je këtu sot. Të falënderoj për këshillat e tua, për inspirimin që më ke dhënë. E them me gjithë zemër që jam shumë krenar që jam djali jot”.

Në këtë moment kaq të veçantë, Michael kishte pranë bashkëshorten Catherine Zeta Jones dhe djalin e tij, Cameron që e ka me bashkëshorten e arë, Diandra Luker.

Ndërkohë Michael dhe Catherine kanë dy fëmijë së bashku, djalin Dylan, 18 vjeç dhe vajzën Carys, 15 vjeç.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al