27 Nëntor, 2023

Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda, i biri zbulon porosinë e fundit që i la familjes: Ju dua të…


Julian Deda, përmes një postimi në rrjete sociale, ka treguar porosinë e fundit që i la i ati i tij i ndjerë, Zef Deda, i cili u nda nga jeta më 24 nëntor.

julian deda

“Ju dua të qeshur”- ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, dhe kështu shfaqen në foton që Juli ka ndarë në Facebook.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe respektin e treguar në këto ditë të vështira.

“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend.

Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Jul Deda.

Kush ishte Zef Deda

zef deda

Aktori lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.

Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al