22 Shkurt, 2022

Ndahet nga jeta në moshën 27- vjeçare Miss Alabama, Zoe Soyo Bethel


27 vjecarja Miss Alabama ka ndërruar jetë pas tetë ditësh nga lëndimi në kokë gjatë një aksidenti.


Ajo u nda nga jeta para kohe dhe këtë lajm e bëri të ditur familja e saj në rrjetin social “Facebook”
“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e nënshtrimit të plagëve të saj”, ka shkruar familja.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e saj në konkursin Miss for America Strong, i cili nderon gratë beqare. Misi ishte gjithashtu një komentatore politike për RBSN, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al