30 Tetor, 2017

Nard Ndoka tregon eksperiencën e “Dance with me”, si më paragjykuan miqtë e politikës


Politikani Nard Ndoka ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Ndoka kishte zgjedhur të gatuante një pjatë tradicionale siç është syltjashi. Përveç përgatitjes së recetës , ai tregoi edhe më shumë detaje nga jeta e tij , karriera ,por edhe eksperienca në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Kreu i Partisë Demokristiane tha se disa kolegë politikanë i kishin thënë se pranimi i ftesës për të marrë pjesë në “Dance with me” mund t’i hapte probleme.

“Ishte një eksperiencë interesante. Ishte prova më e vështirë dhe ndihem komod në kuzhinë duke e krahasuar me “Dance With Me”, sepse kishte paragjykime. Njerëzit reaguan pozitivisht dhe kjo ishte pjesa që kisha me frikë.

 

Kolegët e mi të politikës më thanë: Ç’tu desh? Do të krijohen probleme. Në fillim kam lexuar ata që shkruheshin për mua dhe më pëlqenin.

“Dance With Me” ishte eksperiencë që e kalova shumë mirë dhe më ka afruar më shumë me njerëzit”, tha Ndoka.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al