10 Maj, 2019

“Na keni fyer e njollosur”, Mozzik flet për herë të parë për ngjarjen e Loredanës: E kam grua, çfarëdo që të ndodhë…


Reperi i njohur, Mozzik, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat ndaj bashkëshortes së tij, Loredana Zefi.

Mozzik ishte i pranishëm në konferencën për media, që Loredana mbajti në Prishtinë, për të folur rreth të vërtetës së saj përsa i përket akuzës që një çift zviceran ka bërë kundër saj.

“Mozziku ju përshëndet. Faleminderit që keni ardhur. Unë jam pro mediave, gjithmonë i kam përkrahë, por ju na keni fyer. Jeni munduar me na njollos atë figurë që e kemi krijuar me punë e sukses. Loredanën e kam grua. Kam një fëmijë me të, çfarë do që të ndodhë jam bashkëshorti i saj dhe në përkrahje të saj. Çdo gjë do sqarohet”, tha reperi.

“Do i lutesha mediave që më mirë të nxjerrin një lajm që Loredana do nxjerrë sot një videoklip të mirë sesa të merren me këtë çështje. Shpërthyet aq shumë pa e ditur ku qëndron e vërteta. Na e ka dhënë Zoti talentin, fytin dhe njerëzit që na njohin e dimë çfarë shpirti kemi dhe çfarë njerëzish jemi. Çfarë kemi kaluar për të mbërritur deri këtu e di Ai lart”, tha Mozzik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al