9 Shtator, 2021

“Na i tregove të gjitha”- Blogerja italiane kryqëzohet nga fansat pas fotove me të brendshme transparente


Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme me fotot hot që publikoi në llogarinë e saj në Instagram. 

chiara ferragni (2)

Para pasqyrës, në dollapin e saj të mirënjohur, Chiara u shfaq me të brendshme plotësisht transparente në ngjyrë të zezë, që pothuajse i tregonin çdo pjesë intime.

Këto imazhe nxitën një sërë komentesh, ku disa i shkruanin blogeres se fotot nuk ishin të përshtatshme për t’u publikuar, duke pasur parasysh faktin që është nënë e dy fëmijëve. Ata i cilësuan fotot e saj si “vulgare”. Sigurisht nuk mungoi as komenti i partnerit të saj, Fedez, i cili shkroi ‘Wellaaaaaaaa’.

chiara ferragni (1)

Disa të tjerë vendosën të përdornin ironinë për ta kritikuar Chiara-n, duke i shkruar: “Nga tani na ke treguar gjithçka“.

chiara ferragni (5)

Chiara vendosi të reagojë në Instastory, duke postuar një foto të portretit të saj, që dukej e habitur, krahas së cilës shkroi: “Mbarova pas komenteve për fotot e mia me të brendshme”.

chiara ferragni (6)

Për Chiara Ferragni e gjithë kjo është vetëm punë, por prej kohesh ajo është bërë një fenomen i vërtetë shoqëror, për shkak të aftësisë për të krijuar thashetheme në çdo postim. Asaj i pëlqen të tregojë veten dhe nuk fshihet para asgjëje.

chiara ferragni (3) chiara ferragni (11) chiara ferragni (10) chiara ferragni (9) chiara ferragni (8) chiara ferragni (7) chiara ferragni (5) chiara ferragni (2) chiara ferragni fedez (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al