6 Prill, 2019

“Motra e pa babin duke pirë kokainë”, rrëfimi rrënqethës i vajzës së Maradonës


Diego Armando Maradona është nga ata që ka bërë një mije gabime në jetë. Një të tillë e ka rrëfyer vajza e argjentinasit. Ajo shprehet se motra e saj e ka parë Maradonën duke marrë drogë.

“Kur motra ime hyri në banjo gjeti babain duke marr drogë. Ka diçka që nuk do t’ia fal kurrë, por që do ta mbaj për vete, sepse dua ta ruaj djalin dhe mbesën time”, shprehet fillimisht Xhanina.

 

Ajo gjithashtu kujton se kur ka qenë 15 vjeçe nuk ka arritur ta shikoj në spital. “Nuk e shikoja dot babanë. Ishte e tmerrshme ta lija atje në varësi të drogës. Megjithatë, këto ishin rregullat e spitalit.

Xhanina kujtojmë që ka një dajlë 10-vjeç me Agueron, por tashmë janë ndarë. Ndërkohë e bija e tij, tregon dhe problemet e shqetësimet që kanë ardhur nga i ati i saj dhe kërkon që ai të lërë në qetësinë e tyre.

“Ne kërkojmë të na lërë vetëm, mos të na shqetësojë. Ai mund të jetë i lumtur me zgjedhjet që ka bërë, ta lejojë nënën time të jetë e lumtur. Duke ditur që nëna është mjaft e trishtuar, e kam parë të vuajë shumë, uroj ta lërë në fatin e vet”, ka përfunduar Xhanina.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al