18 Dhjetor, 2022

Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kunata ime është…


Moderatorja e njohur, Ana Kallaku, ka zbuluar së fundmi disa detaje më shumë rreth marrëdhënies me kunatën e saj, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Ana tha fjalët më të mira për partneren e vëllai të saj dhe theksoi se ndihet me fat që e ka si motër dhe si shoqe.

“Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur së bashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u shpreh motra e Besit në “S’e Luan Topi”.

Kujtojmë se moderatorjaka folur dhe më parë për raportin që ka me Xhensilën ku ka treguar se janë rritur bashkë dhe janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën:

“Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al