22 Maj, 2020

“Mos më quani kurrë raciste”- Përmendi Beyonce dhe Nicki Minaj, pas akuzave këngëtarja e famshme mbron veten: Është mendimi juaj por …


Lana Del Rey ka mbrojtur veten ndaj akuzave për racizëm, pas deklaratës që bëri për standardet e dyfishta në industrinë e muzikës.

Në një postim në Instagram, këngëtarja pohoi se ishte konsideruar antifeministe, pavarësisht se këndonte për tema të ngjashme si artistet e tjera.

Por disa ndjekës vunë re shembujt që ajo ndoqi përfshirë Nicki Minaj dhe Beyonce, që janë më ngjyrë.

“Mos më quani kurrë raciste,”- shkoi Del Rey në Instagram.

Dhe më pas shtoi: “Këngëtaret që përmenda janë artistet e mia më të preferuara. Nëse dëshironi të thoni që kjo ka të bëjë me rracizmin është mendimi juaj, por unë nuk e thashë këtë.”

Në postimin e parë të saj, këngëtarja pretendoi se ishte quajtur antifeministe ndërkohë që “Doja Cat, Ariana, Camila, Cardi B, Kehlani, Nicki Minaj dhe Beyonce kënduan të gjitha këngët si “për të qenurit seksi, të zheshurit, tradhtitë etj., pa u përballur me kritika të ngjashme.

Shumë njerëz vunë në pikëpyetje faktin se përse ajo kishte cituar më shumë gra me ngjyra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al