21 Nëntor, 2023

“Mos ke frikë, nuk do të marr as Azemin dhe as…”- Shfaqi shenja xhelozie, konkurentet e “BBVK” debatojnë ashpër me njëra-tjetrën


Konkurentja më e re e “Big Brother Vip Kosova”, Kader Kicaj gjatë primet të mbrëmjes së djeshme është shprehur e pakënaqur ndaj mënyrës se si banorët e pritën në shtëpi, por në veçanti vajzat.

Kaderi, Albës: Mos u frikëso se nuk kam ardhur të ta marrë as Azemin as Lumbardhin

Në një moment në ekran u shfaq një video ku tregonte të gjitha vajzat e shtëpisë të bashkuara së bashku duke folur keq për të, pasi ato mendojnë që Kader është shumë e shtirur dhe ka hyrë në shtëpi me qëllime të qarta.

Pas kësaj modelja tha që vajzat kanë reaguar në këtë mënyrë pasi janë bërë xheloze për të, ndërsa i tha Albës që mos të frikësohet që do ti marrë Azemin dhe Lumbardhin pasi nuk ëhstë bërë pjesë e shtëpisë për ata.

 “Mos u frikëso, nuk kam ardhur të marr as Azemin, as Lumbardhin”, u shpreh ajo, duke treguar se ky reagim i Albës ka ardhur si pasojë e xhelozisë dhe frikës që banorja ka është vetëm si pasojë e këtyre të dyve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al