26 Prill, 2018

Mos e provoni! E rrezikshme çfarë bëjnë Oriola dhe Noizy në mes të natës (VIDEO)


Reperi Noizy dhe modelja Oriola Marashi janë padyshim dy nga personazhet më të komentuar në media kohët e fundit.

Që të dy janë bërë shumë miq dhe së fundmi i sheh kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme, Noizy i ka habitur të gjithë me një video ku shihet Oriola e cila ka hipur sipër parakolpit të makinës.

Teksa reperi e nget me ngadalë makinën për të mos rrëzuar modelen, kjo e fundit në një moment kthehet dhe i bën foto.

Pavarësisht se duket e rrezikshme, Oriola nuk e vret mendjen ndërsa Noizy së bashku me disa djem të tjerë që ndodhen në makinë dëgjohen duke qeshur teksa shohin modelen.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al