12 Prill, 2023

Morena Taraku publikon video nga qëndrimi i saj në Dubai


Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është duke qëndruar këto ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Duke qenë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, Morena shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo udhëtimet që realizon.

Së fundmi, ajo ndau me 1.6 milion ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga udhëtimi i saj në Dubai, ku duket se po ia kalon mjaft mirë.

Më pas ajo shpërndau një video, në të cilën shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan plot shkëlqim, teksa endet rrugëve të Dubait.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen ë linjat e saj të trupit.

Morena  prej vitesh bën një jetë larg Kosovës, që me zhvendosjen e saj në Stamboll të Turqisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al