2 Korrik, 2018

Morena Taraku, pas ndarjes nga miliarderi, nxiton t’i bëjë një surpizë dikujt tjetër që e do shumë


Është padyshim një nga femrat më të bukura ndër figurat publike, me një karrierë në të shkuarën si miss. Ajo vazhdimisht ka rënë në sy për jetën super luksoze që bën dhe shpenzimet marramendëse, aq sa të gjithë pyesnin ku i gjen gjithë këto para.

Për një kohë të gjatë, këngëtarja Morena Taraku kishte ndërruar vendbanimin. Disa muaj i kaloi në Stamboll, e doli se atje është me të dashurin e saj, pasanikun nga Irani, Sasha Sobhani. Morena Taraku vetëm pak kohë pasi bëri publike lidhjen e saj me iranianin, që besohet se është miliarder, u nda nga ai dhe ndërroi destinacion, duke u larguar nga Stambolli.

Në një fotografi të publikuar në “Instagram”, ajo tregoi se është kthyer në shtëpi, në Prishtinë. Ndërsa bën të ditur se ajo i ka sjellë dikujt dhurata për ditëlindje. “Urime ditëlindjen, për arsyen e jetës sime”, ka shkruar ajo.

 PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al